Shihet se u bë një hap përpara në hendbollin tonë

Hendboll

Shihet se u bë një hap përpara në hendbollin tonë

Nga: Dervish Berisha Më: 22 mars 2018 Në ora: 15:28
Dervish Berisha

Debate

Kombëtarja e Kosovës në hendboll (femrat), shihet se ka bërë një hap përpara në hendbollin tonë! Kombëtarja jonë luajti kundër Bjellorusisë dhe humbi me rezultat 31:22 në Qendrën e Rinisë dhe të Sportit në Prishtinë. Ka qenë një ndeshje e nivelit të mesëm, por shihet se ka lëvizje për të mirë me disa përjashtime sepse selektori Agron Shabani nuk ka pasur kohë t’i zgjedhë më të mirat sidomos ato që luajnë në Kosovë, por ashtu qysh ia kanë dhënë emrat e lojtareve. Andaj presim që selektori të jetë më shumë në Kosovë, që të vëzhgoj e t’i shoh minimum dy ndeshje në javë dhe dy-tri ekipe në stërvitje gjatë javës dhe vet ta zgjedhë kombëtaren. Kështu që, sipas realitetit dhe formës momentale ti bëj dy stërvitje në muaj dhe një ndeshje kombëtarja A dhe B, ku mund të jetë çdo herë në kontakt me lojtare e trajner të ekipeve. Ndoshta dikush mendon që po e mësoj, jo, por ky është mendimi im, që çdo kush është i lirë, ta shpreh për të mirën e hendbollit të Kosovës.

E si është e mundur që ta vlerësojmë humbjen sepse çka humbet s’ka vlerë me ju gëzuar. Federata e vlerëson lart, mund ta vlerësoj që pak ka lëvizje për të mirë dhe përqafohen e mburren me humbje. Pra, na jemi të uritur për me pa fitore të kombëtares tonë, që janë të pakta sikurse këtë ndeshje e cila pat fillim të dobët dhe kundërshtari e lëshoj ritmin dhe ne u zgjuam. Mirëpo, u zgjuam shumë vonë, si zakonisht shpresoj që Kosova të kthehet me fitore nga Bjellorusia, se ka kualitet dhe mundësi vetëm donë pak moral më të madh sportiv, guxim, agresivitet që të luajnë kush meriton të bëhen ndërrime me vend aty, ku ka gabime se mi humbë topin një lojtare disa herë donë pak pushim dhe këshillim.

Për selektorin është ndeshja e parë dhe shpresojmë, do të jetë krejt në vendin e vetë dhe do të kemi kombëtaren, që mos të mendojmë në humbje, por t’ju gëzohemi fitoreve, suksese presim rezultat pozitiv. Mbi të gjitha Kosova ka bërë paraqitje të mirë, i pa të gjitha se ku janë, ku duhet evituar gabimet që ndodhen dhe se si duhet reaguar në sfidën e kthimit që luhet të dielën në Minski, po kundër Bjellorusisë. Shpresojmë se gabimet e 15 minutave të para në kryeqytet të mos përsëriten në Minski. Kosova ka vajza që kanë potencial për të arritur shumë, duhet punë më profesionale sidomos në klubet e Kosovës sepse mos puna ka ndikuar që ato mos të jenë në nivelin e duhur dhe selektori për një javë nuk mund ta rrisë kapacitetin e tyre.

Autori ish hendbollist i gjeneratës së artë

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat