Kosova stërvitet në Beograd

Hendboll

Kosova stërvitet në Beograd

Nga: Kemajl Goca Më: 22 mars 2018 Në ora: 19:38
Pamje nga stërvitja në beograd, foto Erlinda Hakaj

Kombëtarja e Kosovës (U-20) sot rreth orës 17.00 ka zbarkuar në Beograd, e rrethuar nga policia serbe, e siguruar maksimalisht. Trajneri i kombëtares tonë, Faruk Shala, shprehet se do të tregojnë lojë të mirë kundër Serbisë. “Atmosfera është shumë e mirë, kemi zhvilluar stërvitjen e parë. Lojtaret  janë të përgatitura e të motivuara para sfidës. Besoj se do të japin maksimumin”, tha për gazetën kombëtare “Bota sot”,  Shala.   

Image

Pamje nga stërvitja në Beograd

Mjekja e klubit, Erlinda Hakaj, ka dërguar disa foto për gazetën “Bota sot”, nga stërvitjet e kombëtares në Beograd. Kombëtarja e Kosovës U-20 (femrat), nesër në orën 16.00, në Kovilovo afër Beogradit, takohen me Serbinë U-20, në ndeshjen e vlefshme të grupit 5-të të kualifikimeve për Kampionatin Botëror.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat