Kështu duken lojtaret e Kosovës brenda hotelit në Beograd

Hendboll

Kështu duken lojtaret e Kosovës brenda hotelit në Beograd

Nga: Kemajl Goca Më: 23 mars 2018 Në ora: 10:22

Hendbollistet e kombëtares të Kosovës U-20 të enjten në mbrëmje janë vendosur në qendrën sportive në Kovilovo, në afërsi të Beogradit. Udhëtimi për në Beograd është bërë nën masa të rrepta të sigurisë, ndërsa nuk ka pasur ndonjë telashe.  Pritja është shumë e mirë nga organizatorët dhe çdo gjë ka shkuar mirë deri në orët e mëngjesit të sotëm. Hendbollistet janë të freskëta dhe me padurim e presin ndeshjen. 

Image

Kosova pranë qendrës sportive në Kovilovo

 Vajzat janë në disponim të mirë para ndeshjeve që i presin në kuadër të eliminatoreve për botëror. Sot, Kosova luan me Serbinë nga ora 16:00. Nga kampi i kombëtares, deklaruan se edhe stërvitja ka ecur sipas planit dhe me kushte janë shumë të mira.

Trajneri i kombëtares tonë, Faruk Shala, shprehet se do të tregojnë lojë të mirë kundër Serbisë. “Atmosfera është shumë e mirë, kemi zhvilluar stërvitjen e parë. Lojtaret janë të përgatitura e të motivuara para sfidës. Besoj se do të japin maksimumin”, tha Shala.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat