Banditë serbë këndojnë para kombëtares së Kosovës

Hendboll

Banditë serbë këndojnë para kombëtares së Kosovës

Nga: Kemajl Goca Më: 23 mars 2018 Në ora: 13:06
Pamje nga video

Një rast i paprecedent ka ndodhur pranë kampit Kovilov, që gjendet afër Beogradit. Aty është e vendosur kombëtarja e Kosovës, e cila do të zhvillojë ndeshjet kualifikuese për Kampionatin Botëror U-20. Tifozët e skuadrës famëkeqe, Cërvena Zvezda e Beogradit, “Delije” kanë kënduar në afërsi të kampit ku gjendet Kosova, por Federata Serbe e mohon një gjë të tillë.

Sipas mediave serbe, Delijat dërguan mesazh të qartë Kosovës. “’Kosova është e jona’, është kënduar nga banditët serbë, por sipas asaj që raportohet ata kanë qenë larg kampit. “Gjatë ditës në qytet janë parullat dhe flamuj me mesazhin ‘Të gjithë në Kovilovë - 23.03’”, raporton Kurir.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat