Qeveria serbe ndalon ndeshjen Serbi-Kosovë në Kovilovë!?

Hendboll

Qeveria serbe ndalon ndeshjen Serbi-Kosovë në Kovilovë!?

Nga: Kemajl Goca Më: 23 mars 2018 Në ora: 14:15
Ilustrim

Asgjë nuk ka zyrtare, përveç që raportohet se Qeveria e Republikës së Serbisë ndalon Serbia U-20 që të luajë kundër Kosovës, në kualifikimet për Kupën Botërore. Kjo është një informatë jozyrtare raporton B92. Serbia dhe Kosova janë në një grup me  Norvegjinë dhe Sllovakinë.  Përreth kësaj qendre janë 1800 policë të angazhuar për sigurinë e hendbollisteve të Kosovës. Vendimi për ndalimin e lojës ishte disa orë pasi tifozët njoftuan ardhjen e tyre para SC në Kovilovo dhe në ditët kur tensionet midis qeverive në Beograd dhe Prishtinë po rriteshin. Ndërkaq, nga kombëtarja e Kosovës, bëhet e ditur se ndeshja do të luhet sot në orën 16.00.Grupi i tifozëve ‘Delija’ me simbolin serb u mblodhën në natën mes të enjten dhe të premten në Kovilovo, përballë Qendrës Sportive ku takohen Serbia U-20 dhe Kosova U-20. Ata provokuan dhe kënduan këngë provokuese.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat