Gjinovci tregon si është situata në Beograd! Ky është lajmi i zi për Serbinë

Hendboll

Gjinovci tregon si është situata në Beograd! Ky është lajmi i zi për Serbinë

Nga: Kemajl Goca Më: 23 mars 2018 Në ora: 16:09
Izet Gjinovci

Sekretari i përgjithshëm i Federatës së Hendbollit të Kosovës, Izet Gjinovci, ka deklaruar nga Beogradi,  se ndeshja nuk u luajt, për shkak se Serbia nuk ka pranuar. “Federata Evropiane i ka rregullat e saja, skuadra që nuk paraqitet e humbë ndeshjen me rezultat zyrtar 10:0 dhe diskualifikohet nga garat, ndërsa ne dolëm në fushë në kohën kur ishte paraparë të luhej ndeshja. Ne duhet ti zhvillojmë ndeshjet e radhës, me 24 mars kundër Norvegjisë dhe me 25 mars me Sllovakinë”, tha për gazetën kombëtare “Bota sot”, Gjinovci. A ka siguri brenda në hotelin ku jeni të vendosur?

“Brenda qendrës sportive është shumë mirë dhe janë tre rrathë të policisë. Sigurimi është i hatashëm dhe ndihem mirë. Jam së bashku me kryetarin Eugen Saraçini dhe vajzat janë në disponim të mirë. Nuk kemi trysni, Federata Serbe ka qenë nikoqire e mirë. Nuk është presion i Qeverisë së Serbisë, por i disa njerëzve dhe i huliganëve serbë, të cilët kanë bërë presion qeverisë së tyre”, përgjigjet Gjinovci. Ai tha se presin paraqitje të mira kundër Norvegjisë U-20 dhe Sllovakisë U-20. “Kërkojmë një paraqitje të mirë. Kemi menduar që do të luajmë ndeshjen e parë historike me Serbinë, por nuk ndodhi. Ne jemi për sport”, tha Gjinovci.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat