Serbia-Kosova 0:10, serbet përjashtohen!?

Hendboll

Serbia-Kosova 0:10, serbet përjashtohen!?

Nga: Kemajl Goca Më: 23 mars 2018 Në ora: 16:21
Pamje në Kovilovo

Pritet vendimi i organit më të lartë të hendbollit evropian (EHF), në lidhje me ndeshjen Serbia U-20 dhe Kosova U-20, ndeshje e pazhvilluar në Kovilovo të Beogradit, e xhiro së parë të kualifikimeve për Kampionatin  Botëror U-20 (femrat).

Ndeshja vendoset me rezultat zyrtar 10:0 në favor të Kosovës dhe Serbia do të përjashtohet nga garat e Kampionatit Botëror.

Pritet vendimi dhe gjithçka do të shihet, kurse Kosova fiton dy pikët e para në tavolinë. Ndeshja nuk u zhvillua, pasi që Qeveria e Serbisë vendosi mos të luajnë Serbia U-20, sipas tyre për shkak të presionit nga populli i vetë. "Kombëtarja U-20 e Kosovës në hendboll për femra e ka fituar me rezultat zyrtar ndeshjen ndaj Serbisë. Ishte Qeveria e Serbisë që mori vendimin që të ndalojë zhvillimin e ndeshjes duke iu referuar çështjeve të sigurisë.

Ndeshja është dashur të luhet në Qendrën Sportive "Kovilovo" në afërsi të Beogradit. Në kohën kur përfaqësuesja jonë po bëhej gati për ndeshje u bë i ditur vendimi që ndeshja nuk zhvillohet. Atmosfera në përfaqësuese është shumë e mirë, vajzat janë të qeta, komode dhe në disponim.

Sigurimi në këtë qendër është në nivel të lartë dhe nuk ka ndonjë shqetësim për sigurinë e vajzave. Kosova të shtunën e të dielën duhet t'i luajë dy ndeshjet tjera në grup në kuadër të kualifikimeve për botëror. Norvegjia e Sllovakia janë rivalët e Kosovës", bëhet e ditur nga FHK.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat