Shoqata e Gazetarëve Sportivë të Kosovës shpreh indinjatën për garat ilegale të Serbisë

Hendboll

Shoqata e Gazetarëve Sportivë të Kosovës shpreh indinjatën për garat ilegale të Serbisë

Më: 1 prill 2018 Në ora: 19:44
Logo

Shoqata e Gazetarëve Sportivë të Kosovës shprehet e indinjuar me lejimin e ndeshjeve paralele të skuadrave nga Serbia në territorin e Kosovës.

Të shtunën me 31 mars u zhvillua ndeshja hendbollistike në mes Mokra Gora – Obiliq në Zubin Potok. Ftojmë organet përgjegjëse që të reagojnë për të ndalur këtë trend që po haset edhe në shumë sporte tjera.

Kjo nuk është hera e parë që klubet serbe zhvillojnë aktivitetet e tyre kampionale në Kosovë duke shprehur qartë mohimin e shtetit të Kosovës, madje nuk kanë qenë të rralla rastet kur kanë nxitur provokime të ndryshme.

Andaj, kërkojmë nga institucionet përkatëse që të jenë më vigjilente dhe të marrin masat e duhura në këtë drejtim, thuhet nga Shoqata e Gazetarëve Sportiv.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat