Besa fiton me 30 gola dallim

Hendboll

Besa fiton me 30 gola dallim

Më: 2 prill 2018 Në ora: 10:51
Pamje nga një ndeshje

Besa FamGas ka shënuar fitore të thellë në ndeshjen e javës së 22-të të Superligës A. Besa të dielen në Pejë fitoi ndaj Dritës së Gjilanit me 30 gola dallim, 48:18. Pjesa e parë e takimit u mbyll me rezultat 25:12.
Kampionia aktuale Besa mbetet e para me 42 pikë, dy më shumë se Prishtina e vendit të dytë. Drita është e katërta me 24 pikë, sa i ka edhe Kastrioti në vend të tretë. Dri. Tahirukaj me tetë gola ishte më efikasi te Besa. Gjithsej shënuan gola 13 lojtarë të ekipit pejan. Te Drita u dallua R. Selmani me nëntë gola.
U luajt edhe një ndeshje tjetër e Superligës A. Në Gjakovë, Vëllaznimi fitoi ndaj Zhegrës me rezultat 39:34. Të dy skuadrat i kanë tani nga 19 pikë. Zhegra mbanë vendin e pestë kurse Vëllaznimi të gjashtin. E. Peja me 12 gola udhëhoqi gjakovarët, derisa te Zhegra më efikasët ishin A. Isufi me dhjetë gola dhe A Aliu me tetë.

Besa FamGas – Drita 48:18 (25:12)

Besa FamGas: Curri, Idrizi 7, Biljaka 2, Broqi 2, Muqolli 4, Tetova 2, Megjiq 1, Beqiraj, Dre. Tahirukaj 4, Dri. Tahirukaj 8, Ramosaj 3, Berisha, D. Idrizi 3, Tafilaj 2, J. Muqolli 7, Gjuka 3
Drita: Murtezi, Azizi 2, Veliu, Huruglica 3, Er. Huruglica1, Mehmeti, Sylejmani, Bunjaku 3, Selmani 9

Vëllaznimi – Zhegra 39:34 (19:14)

Vëllaznimi: Luzha, Sadriu, Spahija 1, Haxhiavdyli, Buza 1, Lluka 4, Fana 1, Peja 12, Cula, Kusari 4, Rexha 5, Nagavci 5, Mamusha 6, Hasi
Zhegra: Korexhaj, Idrizi 1, B. Agushi 2, Aliu 8, A. Isufi 10, E. Isufi 4, Haziri 6, F. Isufi 2.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat