Paci shkëlqen te Vushtrria dhe vazhdojnë rrugën për titull, Reçica te Kastrioti

Hendboll

Paci shkëlqen te Vushtrria dhe vazhdojnë rrugën për titull, Reçica te Kastrioti

Më: 8 prill 2018 Në ora: 12:32
Lojtaret e Vushtrrisë

Superliga A e Kosovës në hendboll për femra ka nisur me fitore bindëse të skuadrës së Vushtrrsë. Në kuadër të javës së 15-të kampionale, Vushtrria para shikuesve të vet fitoi ndaj Prishtinës me dhjetë gola dallim, 23:13. K. Paci me tetë gola udhëhoqi Vushtrrinë.
Vushtrria me fitore përforcohet në pozitën e parë me 26 pikë. Prishtina është e katërta me 19 pikë. Ndeshja tjetër e javës së 15-të të Superligës A mes Istogut e Shqiponjës luhet të dielen nga ora 13:00.
U luajt edhe ndeshja e Superligës B mes Kastriotit e Vëllaznimit. Skuadra ferizajase fitoi me rezultat 31:15. Elza Reçica me 11 gola ka shkëlqye te Kastrioti. 

Superliga A
Vushtrria – Prishtina 23:13 (11:5)

Vushtrria: Kelmendi, Gubetini, Salihu, Shala 2, Avdiu 3, Zymberi 3, Preniqi 1, Mehmeti, Paci 8, D. Rrahmani 1, Gubetini, Mulaku, Kasumi 1, Sfarqa, Tahiri 4, B. Rrahmani
Prishtina: Uka, Krasniqi, Bregovina, Ferataj, Berisha 5, Prapashtica, Matarova, Sopjani 2, Berisha, Halimaj, Prelvukaj 4, Hoti, Zeqiri, Hashani 1, Mekolli 1, Stagova
Superliga B 
Kastrioti – Vëllaznimi 31:15 (15:8)

Kastrioti: Rogova, Gurgurovci 2, M. Dinarica, Gashi, Çerkini, A Dinarica 7, Misini 1, S Reqica, E. Reqica 11, Gashi 2, Salihu, E. Gurgurovci, Stagova 5, Salihu 5
Vëllaznimi: Cërmjani, Kastrati, Mullakadrija, Kursani, Hana, Krasniqi, Zhubi, Kusari 1, Bytyqi, Radoniqi 14, Bordoniqi, Cërmjani, Morina, Selmanaj.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat