Shqiponja hesht Istogun

Hendboll

Shqiponja hesht Istogun

Më: 9 prill 2018 Në ora: 10:41
Pamje nga ndeshja

Shqiponja e Gjakovës ka fituar si mysafir ndaj Istogut për t’i ndërruar me këtë skuadër vendet në tabelë. Tani Shqiponja është e dyta në Superligën A të femrave me 24 pikë, kurse Istogu ka rënë në pozitën e tretë me 23 pikë. Udhëheq Vushtrria me 26 pikë, ndërsa Prishtina është e katërta me 19 pikë.
Istogu e Shqiponja u takuan të dielen pasdite në Klinë, në kuadër të javës së 15-të të Superligës A të femrave. Shqiponja fitoi me një gol dallim, 25:24. Pjesa e parë përfundoi me rezultat 13:13, por në të dytën gjakovaret shënuan një gol më shumë. Sh. Fazlija me shtatë gola ishte më efikasja te Shqiponja. Pesë herë shënoi Xh. Bajrami. Te Istogu 16 gola i shënoi E. Kameri, por që nuk mjaftuan këtë herë.
Të dielen u luajt edhe ndeshja e Superligës B mes Dritës e Samadrexhës. Fitore shënoi skuadra nga Samadrexha me rezultat 30:24.

Superliga A
Istogu – Shqiponja 24:25 (13:13)

Istogu: Shehdadi, Avdylaj, F. Rexhaj, V. Rexhaj, Krasniqi 1, Halitaj, Rugova 5, Rrahmani 1, Bakiq 1, Kameri 16, Berisha, Zogaj, Fejza.
Shqiponja: Haxhosaj, Pjeshiq, Rudaku, Juniku 2, Bajrami 5, Mehmeti 4, Fazlija 7, Malaj 4, Berisha, Goqi 1, Nivokazi 2, Ferizaj, Goqaj, Dobrunaj, Ferizaj, Gashi.
Superliga B
Drita – Samadrexha 24:30 (12:17)

Drita: Daku, Krasniqi 4, Ramabaja 11, Rexhepi 4, Reqani, Mustafa, Vokshi 4, Rudhani, Arifi, Thaqi, Rr. Kqiku 1, R. Kqiku, E. Daku, Sadiku.
Samadrexha: A. Maloku, F. Basholli, G. Basholli 10, L. Basholli 1, Rr. Basholli, E. Basholli, Q. Basholli 6, R. Maloku 1, D. Basholli 5, A. Maloku 7, Musliu, Surdulli.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat