Abazi kritikon

Hendboll

Abazi kritikon

Nga: Kemajl Goca Më: 10 prill 2018 Në ora: 10:40
Lulzim Abazi

Kryetari i klubit të hendbollit Kastriotit nga Ferizaj, Lulzim Abazi, është shprehur kritikë për kryesinë e kaluar. “Synimi ynë është ta kthejmë në një nivel shumë më të mirë se sa ka qenë. Kastriotit i mungon gjithçka, duke filluar prej përgatitjeve sportive, asnjë përgatitje sportive se kanë pasur afër vetes sa nuk ishim ne në klub, i ka munguar loja, ekipi, organizimi, përgatitjet e duhura, ka pasur vonesa pagesa e gjithçka tjetër.  Gjithçka është punuar sot për nesër, as për afat njëmujor. Sezoni e kaluar e dinë të gjithë se si ka qenë klubi dhe si është tani”, ka thënë Abazi.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat