Dobroshi: Shqiponja është e mobilizuar si kurrë më parë!

Hendboll

Dobroshi: Shqiponja është e mobilizuar si kurrë më parë!

Nga: Kemajl Goca Më: 10 prill 2018 Në ora: 19:28
Pamje nga një ndeshje

Vushtrria, Shqiponja e Gjakovës e Istogu, janë në luftë të ashpër për titullin e kampionit në Superligën e Kosovës në hendboll (femrat). Skuadra e Shqiponjës ka bërë një hap të madh në luftë për titull me fitoren në Klinë me rezultat 25:24 ndaj rivalit direkt Istogut. Kryetrajneri i Shqiponjës, Nexhdet Dobroshi, tha se lufta do të jetë interesante për titull, duke mos e lënë jashtë lojës edhe kampionen në fuqi, Prishtinën.  “Me fitoren ndaj Istogut, kemi bërë një hap të mirë sepse e mundëm rivalin direkt. Katërt ekipe janë konkurrente për titull, si Shqiponja, Vushtrria, Istogu dhe Prishtina. Normalisht si mysafir fituam në Istog dhe është shumë e rëndësishme”, tha Dobroshi për gazetën kombëtare “Bota sot”. 

Më tutje tha se këto ndeshje janë sikurse finale apo një lloj play-offi: “Ndeshjet e Superligës A janë sikurse një lloji play-offi dhe priten rezultate edhe nga ekipet tjera. Sepse secila me secilën do të luajnë nga dy ndeshje dhe është si lloj play-off-i. Edhe Prishtina ka një ekip të re e të mirë që dikujt do t’ia prish planet. E filluam mbarë në Superligën A dhe fituam ndaj konkurrentit kryesor, kështu që presim rezultate edhe më të mira”.

Dobroshi tha se takimi kishte filluar me një orë vonesë me Istogun. “Vajzat luajtën mirë, referimi ishte i mirë.  Ndeshja u desh të luhet në orën 13.00 dhe u shty për një orë, kur dihet se vendaset nuk kanë sallë dhe u luajt takimi në Klinë. Vajzat u angazhuam si në pjesën e parë dhe të dytë, e para ka qenë baras 13:13 dhe rezultati përfundimtar 25:24 për ne”, tregon Dobroshi.  Sipas tij, kanë disa përparësi: “Përparësia e jona është mbrojtja, po ashtu edhe portieret në nivel. Kur janë portieret...

(Tekstin e plotë mund ta lexoni të mërkurën në publikimin e shtypur të gazetës kombëtare “Bota sot” në Kosovë)

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat