Përballen rivalët e Rrafshit të Dukagjinit - Bota Sot
Përballen rivalët e Rrafshit të Dukagjinit

Hendboll

E mërkurë, 22 gusht 2018

Përballen rivalët e Rrafshit të Dukagjinit

Më: 11 prill 2018 Në ora: 11:18
Pamje nga një ndeshje

Java e 24-t në Superligën A të Kosovës në hendboll për meshkuj zhvillohet të mërkurën e të enjten. Kampioni dhe lideri i tabelës, Besa FamGas luan ndaj Vëllaznimit në Gjakovë, të mërkurën (nesër) nga ora 19:00. Në termin të njëjtë në Gjilan zhvillohet ndeshja mes Zhegrës e Prishtinës.
Të enjten prej orës 18:30 në Gjilan takohen Drita e Kastrioti.
Besa është e para me 44 pikë, e përcjellur nga Prishtina me 42 pikë. Kastrioti është i treti me 26 pikë kurse Drita e katërta me 24. Në dy pozitat e fundit në Superligën A janë Zhegra e Vëllaznimi me nga 19 pikë.
Në ligat tjera ndeshjet e radhës luhen në fundjavë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test