Nexhdet Dobroshi e do Kastriotin për rivale në Kupë - Bota Sot
Nexhdet Dobroshi e do Kastriotin për rivale në Kupë

Hendboll

E diel, 27 maj 2018

Nexhdet Dobroshi e do Kastriotin për rivale në Kupë

Nga: Kemajl Goca Më: 11 prill 2018 Në ora: 12:17
Nexhdet Dobroshi

Kryetrajneri i Shqiponjës nga Gjakova, Nexhdet Dobroshi, tha se e dëshironi Kastriotin për rivale në gjysmëfinale të Kupës së Kosovës në hendboll (femrat). “Për titull normal se ka edhe shumë ndeshje, kurse për Kupë së pari luhet gjysmëfinalja. Jemi konkurrent për dy trofetë, edhe për titull edhe për Kupë.

Edhe te kryesia edhe te vajzat është një mobilizim i madh për të arritur suksese. Sa i përket Kupës, varet nga shorti, por në pamje të parë Kastrioti duket më i lehtë, por që mund t’ia prish llogaritë dikujt. Le të bie kush të bie, e jona është të luajmë lojën tonë”, tha Dobroshi.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test