Kosova në pritje të rivalëve, po ku gjendet Izet Gjinovci?

Hendboll

Kosova në pritje të rivalëve, po ku gjendet Izet Gjinovci?

Më: 12 prill 2018 Në ora: 10:52
Ilustrim

Shorti i kualifikimeve për kampionatin e ardhshëm evropian të hendbollit për meshkuj do të hedhet sot në Trondheim të Norvegjisë, nga ora 19:00. Në short është edhe Kosova, që bënë pjesë në vazon e katërt, së bashku me Finlandën, Belgjikën, Estoninë, Greqinë, Rumaninë, Italinë dhe Ishujt Faroe. Në vazon e tretë janë Letonia, Lituania, Zvicra, Sllovakia, Ukraina, Izraeli e Turqia. Në të dytën janë Rusia, Çekia, Polonia, Islanda, Serbia, Mali i Zi, Bosnja, Holanda e Portugalia. Ndërsa në vazon e parë për short janë Franca, Kroacia, Gjermania, Danimarka, Sllovenia, Bjellorusia, Hungaria e Maqedonia.

Evropiani i vitit 2020 mbahet në Suedi, Norvegji e Austri, prej 10 deri më 26 janar. Do të jetë ky kampionati i parë me 24 përfaqësuese, pasi deri më tani ishin nga 16 përfaqësuese.Tri vendet nikoqire dhe Spanja si kampion i Evropës nga vitit 2018 kualifikohen direkt për “Euro 2020”. “Euro 2020” është poashtu i pari që organizohet në tri vende.  

Kosova ka siguruar kualifikimet përmes suksesit në kampionatin e IHF-së për vendet në zhvillim, që u mbajt vitin e kaluar në Bullgari, ku u rendit e treta.

Në kualifikime do të jenë 32 përfaqësuese, ndërsa EHF-ja në janar ka vendosur që Kosova e Serbia mos të jenë në të njëjtin grup.

Dy të parët nga secili grup kualifikohen në evropian e poashtu edhe katër kombëtaret më të mirë të vendeve të treta. Ndeshjet e para do të luhen në tetor të këtij viti.

Në Trondheim është sekretari i përgjithshëm i Federatës së Hendbollit të Kosovës, Izet Gjinovci dhe administratori për marëdhënie ndërkombëtare, Sherif Xhema,  që do ta përcjellin nga afër shortin.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat