Merturi: Faruk Shala është mirë mi krye obligimet

Hendboll

Merturi: Faruk Shala është mirë mi krye obligimet

Nga: Kemajl Goca Më: 12 prill 2018 Në ora: 11:23
Skënder Merturi

Drejtori për Kulturë, Rini dhe Sport në Komunën e Klinës, Skënder Merturi, ka deklaruar për gazetën kombëtare “Bota sot”, se palestra sportive në Klinë është në shërbim të sportistëve dhe të klubeve qoftë edhe për ato klube që vijnë nga një Komunë tjetër, por secila prej tyre duhet zbatuar rregulloren që kemi. Ai i përgjigjet akuzave të trajnerit të Istogut, Faruk Shalës, sipas tij ka obligime që nuk i ka kryer sipas rregullores.

Trajneri i klubit të hendbollit Istogu (femrat), dje (me 11 prill) ka deklaruar mes të tjerash:  “Përkundër faktit që KHF Istogu kishte paguar palestrën në Klinë për të zhvilluar ndeshjet, KHF Istogu-KHF Shqiponja, drejtori i drejtoratit të sportit në Klinë kishte dhënë urdhër që palestra në Klinë mos të hapet për KHF Istogu. Si pasoj e kësaj u deshtë intervenimi i organeve më të larta shtetërore që kjo qe palestër të hapet dhe kjo ndeshje të zhvillohet”. Merturi ka një përgjigje direkte për Shalën.

“Kam një përgjigje për Shalën, ai ka kryer obligimet që i parasheh rregullorja dhe ne rregull jemi, nuk ka problem. As sot që është ditë e enjte nuk i ka kryer obligimet. Dhe është mirë mi kryer obligimet dhe nuk do të ketë problem sepse palestra është në shërbim të klubeve. E kemi një rregullore që duhet zbatuar, në të kaluarën nuk e di e ka shfrytëzuar palestrën me apo pagesë, por është mirë ai mi kryer obligimet”, thotë Merturi.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat