Edi Kolgeci ka ndërtuar një Prishtinë të frikshme

Hendboll

Edi Kolgeci ka ndërtuar një Prishtinë të frikshme

Nga: Kemajl Goca Më: 13 prill 2018 Në ora: 17:27
Edi Kolgeci në mes

Prishtina – Besa FamGas, kryendeshje që i jep shije hendbollit të Kosovës, në konkurrencën e meshkujve. Besa FamGas nuk është pa rival të fortë, por tash e një kohë mendon mirë para se të ndeshet me bardhekaltrit. 

Përforcimit të Prishtinës më së shumti iu gëzua Arben Muqolli, trajner i Besës sepse tani e ka një rival shumë të fortë në luftë për titullin e kampionit dhe për Kupën e Kosovës. E para, Edi Kolgeci, prej se ka ardhur kryetar klubi, i ka dhënë tjetër frymë klubit. Klubi është shumë i organizuar, ka rritur nivelin e lojës. E dyta, Edi ka ndërtuar një ekip të frikshme për rivalet dhe me plot të drejtë synon trofetë.  

Rrugës së tij shkon edhe kryetari i KH Kastriotit, Lulzim Abazi, që ka paralajmëruar në vjeshtën e ardhshme një klub shumë të fuqishëm. Prishtina është në vend të dytë me 44 pikë, ka dy me pak se lideri Besa FamGas, me të cilën do të ndeshen nesër në orën 19.00 në Qendrën e Rinisë dhe të Sportit në Prishtinë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat