Istogu i ‘ledhatuari’ i FHK-së! Kush e tha?

Hendboll

Istogu i ‘ledhatuari’ i FHK-së! Kush e tha?

Nga: Kemajl Goca Më: 15 prill 2018 Në ora: 13:16
KHF Istogu

Flitej e përflitej prej javësh se klubi i hendbollit Istogu do të bëhet kampion i Kosovës bile pa asnjë problem sepse janë të “ledhatuarit” apo “simpatia” e Federatës së Hendbollit të Kosovës.

Disa thoshin se Vushtrria dhe Shqiponja do ta kenë kotë se koti, sepse gjyqtarët do të jenë ata të “deleguarit” nga federata për ta përfunduar misionin e duhur për Istogun! Se jemi të tillë dhe paragjykues, kjo nuk është diçka e re, ngase ka vitet që merremi me matematikat e djallit dhe në fund ashtu nuk del. Istogu po del se nuk është as i ledhatuari as simpatia e federatës ashtu siç thoshin disa ekspertë të vetëquajtur dhe fatkeqësisht merrem me këtë sport që nuk e kanë vendin aty.

E para, u dëshmua me humbjen e javës së kaluar në Klinë me rezultat 25:24 nga Shqiponja dhe dje nga Vushtrria, me rezultat 26:22. Në praktikë doli e kundërta, Istogu tani ka pak gjasa edhe pse vlerësohet se e ka ekipin më të mirë. Vushtrria prinë me 28 pikë, pesë më shumë se Istogu në vend të tretë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat