Kushtëzohet KHF Istogu!

Hendboll

Kushtëzohet KHF Istogu!

Nga: Kemajl Goca Më: 19 prill 2018 Në ora: 11:26
Kushtëzohet KHF Istogu!

Klubi i hendbollit Istogu (femrat) në një formë është i kushtëzuar për të luajtur ndeshjen e fundjavës sepse nuk posedon palestër në qytetin e tyre. Ata janë të kushtëzuar që ndeshjen të luajnë në orën 13.00 në palestrën e sportit ‘Shani Nushi’ në Gjakovë.

“KHF Istogu ndeshjen e radhës kundër KHF Prishtinës do ta zhvilloj të dielën si vendas në Gjakovë. Jemi te detyruar të zhvillojmë ndeshjet si vendas në Gjakovë në orën 13.00 në mungesë të termineve në Pejë dhe pamundësisë së gjetjes së bashkëpunimit me komunën e Klinës, kështu që jemi te detyruar të kërkojmë termine të lira ku ka mundësi në Kosovë”, tha për gazetën kombëtare “Bota sot”, Faruk Shala, trajner i Istogut.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat