Lirija po frikësohet, ‘Busha’ po trimërohet!

Hendboll

Lirija po frikësohet, ‘Busha’ po trimërohet!

Nga: Kemajl Goca Më: 19 prill 2018 Në ora: 15:27
Lirije Muhaxheri

Istogu, Shqiponja e Gjakovës, Vushtrria dhe Kastrioti i Ferizajt, cila prej tyre do ta fitojë trofeun e Kupës së Kosovës në hendboll (femrat)? Istogu – Vushtrria, është ndeshje që vështirë është të parashikohet në bazë të përballjeve të fundit. A do të jetë taktika e trajnerit Faruk Shala të Istogut më e fortë se homologes së tij, Shqipe Tahirit të Vushtrrisë, e gjitha do të shihet me 4 maj. Ndërkaq, sfida tjetër mes Shqiponjës dhe Kastriotit, sipas njohësve, gjakovaret janë favorite.

Trajneri i Shqiponjës, Nexhdet Dobroshi, i njohur si ‘Busha’, po trimërohet gjithnjë e më shumë sepse vlerëson se ka ekipin shumë më të mirë. Në anën tjetër trajnerja e Kastriotit, Lirije Muhaxheri, po frikësohet dhe planifikon disa sisteme të lojës për të dalë sa më mirë, bën të ditur një burim brenda klubit ferizajas.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat