Derbi në Pejë, Besa favoritë

Hendboll

Derbi në Pejë, Besa favoritë

Më: 20 prill 2018 Në ora: 19:21
Pamje nga një ndeshje

Java e 26-të e Superligës së Kosovës në hendboll (meshkujt) luhet të shtunën (nesër) kur luhet derbi mes skuadrës pejane Besa FamGas dhe Kastriotit të Ferizajt. Kjo ndeshje luhet në palestrën në Pejë nga ora 19:00. Kampioni aktual, Besa është lider me 48 pikë, derisa Kastrioti është i treti me 30 pikë. Ndërkohë të dielen takohen Vëllaznimi e Prishtina, në takimin që nis në ora 17:00. Kjo ndeshje luhet në Gjakovë. Vëllaznimi është i gjashtë me 19 pikë, derisa Prishtina renditet e dyta me 44 pikë.
Në Superligën B të shtunën (nesër) janë dy ndeshjet e javës së 24-t. Trepça e Samadrexha luajnë prej orës 18:00 kurse Llapi e Vushtrria prej orës 19:00. Trepça është e para me 20 pikë, Vushtrria e dyta me 16, Samadrexha e treta me 12 pikë dhe Llapi i fundit me gjashtë pikë.
Në Ligën e Parë luhet java e 14-të. Të shtunën janë ndeshjet Prizreni – Drenica (19:00) dhe Dukagjini – Ulpiana (13:00). Ndërkohë të dielen është takimi KEK-u – Deçani (18:00).

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat