Klubi i hendbollit Istogut (femrat) ka zgjedhur heshtjen para ndeshjeve të Kupës së Kosovës. Vashat e Istogut do të ndeshen me liderin e kampionatit, Vushtrrinë, në ndeshjen e gjysmëfinales së Kupës së Kosovës.
Sfida luhet nesër në orën 18.00 në palestrën e sportit ‘Karagaçi’ në Pejë. Merret vesh se Istogu është në karantinë dhe përgatitë edhe taktikën e lojës ndaj vushtrriasve.
Istogu ka humbë shpresat për titullin e kampionit, e vetmja mundësi është ta ftojnë Kupën dhe të shpëtojnë me fytyrë. Trajneri Faruk Shala është në siklet sepse vazhdimisht ka telashe me Vushtrrinë.