Shqiptari që kurrë nuk u bë selektor i Beninit, kishte rënë viktimë e një emailit!

Hendboll

Shqiptari që kurrë nuk u bë selektor i Beninit, kishte rënë viktimë e një emailit!

Nga: Kemajl Goca Më: 10 maj 2018 Në ora: 11:54
Skënder Sahiti

Nuk ka njeri në botë që nuk bie viktimë i ndonjë matrapazit apo edhe mesazhit të rrejshëm edhe në rrjetet sociale. Para disa viteve Skënder Sahiti, ish portieri i mirënjohur i gjeneratës së artë të Borcit të Ferizajt në vitet e 80-ta, raportohet se kishte rënë viktimë e një emailit të rrejshëm, se kinse ky është emëruar selektor në kombëtaren e Beninit. Bile para disa viteve, disa mediume e televizione në Kosovë, kishin raportuar bujshëm se Sahiti është selektori i parë në Benini. Por pas një kohe u kuptua se emaili ka qenë i rrejshëm dhe sot e asaj dite nuk është zbuluar se kush ia bëri këtë zezë legjendës së hendbollit apo prej trajnerëve më të vyeshëm qoftë në vitet e para luftës në Itali dhe të pas luftës në Kosovë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat