Istogu deklarohet për Elma Kamerin

Hendboll

Istogu deklarohet për Elma Kamerin

Më: 11 maj 2018 Në ora: 17:10
Elma Kameri

Hendbollistja më e mirë e Kosovës, Elma Kameri, ka qenë me fat, pas ekzanimeve mjekësore, është konstatuar që lëndimi i saj nuk është seriozë. Ajo u lëndua në ndeshjen gjysmëfinale të Kupës se Kosovës, ndonëse shkëlqeu në atë ndeshje duke shënuar 10 gola, duke udhëhequr KHF Istogun drejt suksesit historik, në ndeshjen finale, Kameri thuajse e kishte të pamundur të paraqitet, por ajo rrezikoj duke u futur ne lojë në momente të vështira të klubit, duke ju plotësuar dëshirën edhe numrit të madh të simpatizantëve në palestër, që e kërkonin me ngulm, madje Elma Kameri ka marrë përgjegjësin dhe ka realizuat penalltinë në sekondat e fundit të ndeshjes, që i solli edhe fitoren dhe Kupën e Kosovës skuadrës së Istogut.

Hendbollistes së Istogut do ti duhen tri javë pushim derisa të kthehet në parketet sportive, ajo nuk do të mundet të ndihmoj KHF Istogun në dy ndeshjet e radhës kampionale, të dielën  kundër Vushtrrisë dhe javën që vjen kundër Prishtinës, ndërsa në dyshim është paraqitja e saj në ndeshjet e përfaqësueses së Kosovës në kualifikime për Kampionatin Botëror kundër Hungarisë dhe Holandës, që do të zhvillohen në fillim të muajt që po vjen, thuhet nga KHF Istogu.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat