Istogu me disa lojtare të lënduara

Hendboll

Istogu me disa lojtare të lënduara

Nga: Kemajl Goca Më: 13 maj 2018 Në ora: 15:46
KHF Istogu

Fituesja e Kupës së Kosovës, Istogu, përballet me telashe të shumta. Klubi i hendbollit Istogu (femrat) ka disa lojtare të lënduara dhe kjo e shqetëson shumë edhe trajnerin e saj, Faruk Shala. “Istogu ballafaqohet me lëndime dhe për shumica prej lojtareve kryesore të ekipit, ky kampionat veç sa ka përfunduar.

Hendbollistja Fatlinda Fejza ka pësuar lëndim më të rëndë dhe pritet të operohet gjatë javës që vjen, ndërsa në ndeshjen gjysmëfinale pësoi lëndim edhe Elma Kameri e cila i duhen tri javë rehabilitim intensiv, çka do të thotë se edhe për të kampionati ka përfunduar dhe sipas të gjitha gjasave nuk do të mund ti bashkohet as kombëtares së Kosovës në ndeshjet kualifikuese për Kampionat Botëror.

Kurse të lënduara janë edhe Arlinda Krasniqi dhe Bajra Bakiç të cilat të lënduara kanë zhvilluar gjysmëfinalen dhe finalen e kupës së Kosovës, kështu që Istogu po ballafaqohet me shumë vështirësi për ndeshjet e ardhshme kampionale”, bëhet e ditur nga klubi. Istogu ka humbë qysh para disa jave hapin në luftë për titullin e kampionit, por tani synojnë të përgatiten për edicionin e ardhshëm dhe të bëhen gati edhe për garat evropiane.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat