Kështu festoi një skuadër në Kosovë, si vallja e Karadakut dhe laje ti moj goce shaminë e beqarit!

Hendboll

Kështu festoi një skuadër në Kosovë, si vallja e Karadakut dhe laje ti moj goce shaminë e beqarit!

Nga: Kemajl Goca Më: 16 maj 2018 Në ora: 17:21
Kështu festoi një skuadër në Kosovë

Sportistët dhe sportistet si shumë herë kur festojnë suksesin e tyre, o hedhin vallen e Rugovë o të Karadakut. Pavarësisht gëzimit të madh nuk e harrojnë edhe traditën shqiptare.

Një fotografi e siguruar e klubit të hendbollit Kastrioti nga Ferizaj, kur siguruan kualifikimin në finalen e madhe të Kupës së Kosovës, kur e kishin mundur me rezultat 29:28 Shqiponjën. Kësaj fitoreje  i prinë trajneret Lirie Muhaxheri e Vlora Jashari dhe pastaj në teshatore të palestrës në Pejë, u hodhën në festë. Sipas fotos shihen edhe lëvizjet e valles së Karadakut.

Vajzat e para shihen se si hidhen në stilin e valles së Karadakut, kurse këto të fundit me atë këngën e njohur laje ti moj goce shaminë e beqarit. Apo filloj Karadak mes shqipeve të malit, disa nga gëzimi vallëzojnë lajen shaminë e beqarit. Diçka interesante dhe atraktive.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat