Besa dëshmon fuqinë, kampion i ri i Kosovës

Hendboll

Besa dëshmon fuqinë, kampion i ri i Kosovës

Nga: Kemajl Goca Më: 27 maj 2018 Në ora: 18:09
KH Besa Famgas

Besa nga Peja është kampion i ri i Kosovës në konkurrencën e meshkujve, në hendboll. Pejanët u dëshmuan më të mirë edhe në ndeshjen e dytë të finales së play-off-it, duke ngadhënjyer me rezultat 34:28 (14:17) ndaj Prishtinës, në takimin që u zhvillua në Qendrën e Rinisë dhe të Sportit në Prishtinë. Besa triumfoi me 2:0 në seri të fitoreve, pasi që edhe në takimin e parë në Pejë kishte fituar me 37:23.

Në 30 minutat e parë dukej se Prishtina do të ia del kur edhe udhëhoqën me 3 gola epërsi (17:14). Megjithatë, kjo lojë e mirë u dëshmua vetëm në periudhën e parë, pasi që pjesa e dytë ishte në favor të pejanëve. Djelmoshat e Prishtinës nuk kishin forcë, ndërsa pejanët në periudhën e dytë dhanë maksimumin, duke shkrirë epërsinë e rivalit dhe për të shënuar fitore bindëse, me gjashtë gola diferencë (34:28).  Te Besa u shquan Egzon Gjuka me 11 gola, i ndihmuar nga Kastriot Jupa me 9 sosh, ndërsa te Prishtina Petrit Prekazi ka qenë më efikasi me 8 gola dhe Deniz Terziqi. Për Besën është titulli i pestë rresht apo i 12-ti i pasluftës. Besa do të garojë në EHF Cup, kurse Prishtina në Challenge Cup.

Në fakt, trajneri i Besës Arben Muqolli është i lumtur për titullin e kampionit sepse ka përmbyllë edicionin në mënyrën më të mirë, pasi që para pak jave fituan edhe Kupën e Kosovës.  Në anën tjetër, Prishtina gjithsesi se duhet të jenë të kënaqur me epitetin e nënkampionit po ashtu kanë qenë edhe në finalen e Kupës.

Klubi nga kryeqyteti që një periudhë është ballafaquar me lëndime të disa lojtarëve dhe vazhdimisht i ka shkaktuar kokëçarje edhe trajnerit Verim Zherkës, andaj edhe kjo ka ndikuar që mos të jenë në nivelin e pritur. Në përgjithësi, nga mëvetësimi i sportit tonë nga ai serbosllav, Besa ka 14 tituj kampioni.    

Prishtina - Besa 28:34 (17:14)

Qendra e Rinisë dhe e Sportit, Prishtinë.

Gjyqtarë:I. Bytyqi, S. Kasapi.

Shtatëshet: Pr. 2 (1), Be. 2 (2).

Përjashtimet: Pr. 6 minuta – Besa 6 minuta.

Prishtina: Ademi, Stoilov 1, Visoka 1, Gjuka 1, Gashi, Kastrati, Kosteski, Prekazi 8, Bajqinovci 5, Sula 1, Fetahu 2, Murtezi, Terziqi 7 dhe Krasniqi 2.

Besa FamGas: Curri, Idrizi 1, Biljaka 1, Broqi, Gjuka 11, Jupa 9, Vokshi, Mediq 5, Dri. Tahirukaj 2, Ramosaj, Kukrika 1, Dre. Tahirukaj 1, Tafilaj, Muqolli 3, Beqiraj dhe Berisha.

Kampionët e pasluftës

2017-17 Besa Famiglia

2016-17 Besa Famiglia

1015-16 Besa Famiglia

2014/15 Besa Famiglia

2013/14 Besa Famiglia

2012/13 Prishtina

2011/12 Besa Famiglia

2010/11 Kastrioti

2009/10 Kastrioti

2008/09 Prishtina

2007/08 Prishtina

2006/07 Besa Famiglia

2005/06 Besa Famiglia

2004/05 Besa Famiglia  

2003/04 Besa

2002/03 Besa

2001/02 Besa

2000/01 Trepça

1999/00 Kastrioti

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat