Evropa godet rëndë Serbinë për Kosovën, dënime që e bëjnë me dhimbje koke

Hendboll

Evropa godet rëndë Serbinë për Kosovën, dënime që e bëjnë me dhimbje koke

Nga: Kemajl Goca Më: 5 qershor 2018 Në ora: 12:49
Pamje nga përcjellja në Beograd me 23 mars

Serbia goditet rëndë nga Evropa. Ndëshkim meritorë dhe një ngrehje veshi për Federatën e Hendbollit të Serbisë sidomos për shtetin serb! Federata e Hendbollit Evropian sanksionon përfaqësuesen e Serbisë U-20 për femra që mos të merr pjesë për dy vite në garat ndërkombëtare si dhe gjobitet me 15 mijë euro.  Serbia është treguar e papërgjegjshme dhe nuk ka lejuar që të luhet takimi për kualifikimet për Kampionatin Botëror U-20 (femrat) në Kovilovo të Beogradit përkatësisht me 23 mars mes Serbisë dhe Kosovës. Shkaku i kësaj u anulua edhe turneu dhe ky ishte një rast i paprecedent i Serbisë,  një sjellje e turpshme e tyre, me arsyetim kinse nuk ka pasur siguri. Izet Gjinovci, sekretar i përgjithshëm i Federatës së Hendbollit të Kosovës, tha se ky dënim është sipas standardeve që ka EHF.

“Dënim standard që ka aplikuar Federata e Hendbollit Evropian, duke dënuar me 15 mijë euro dhe dy vjet ndalesë pjesëmarrje në garat ndërkombëtare me skuadrën U-20, si dhe mos organizimin e garave ndërkombëtare në Serbi për grup-moshat reja për dy vjet. Federata Evropiane në ditët ne vijim do të sanksionon edhe me gjobe shtesë nëse ka argumente që u dëmtua Federata Evropiane apo përkatësisht Kosova, Sllovakia dhe Norvegjia qoftë se ka pasur shpenzime shtesë, do t’i bartë Serbia, që ato mi paguar.  Këto rregulla i ka aplikuar edhe në vitin 2007 kur nuk u zhvillua ndeshja e Challendes Cup mes Vëllaznimit të Gjakovës dhe Kikindës (femrat), kur atëbotë u dënua klubi serb Kikinda me dy vjet mospjesëmarrje në garat evropiane dhe me 12 mijë euro”, thotë për gazetën kombëtare “Bota sot”, Gjinovci.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat