Samadrexha kampione e Kosovës për pioniere

Hendboll

Samadrexha kampione e Kosovës për pioniere

Më: 11 qershor 2018 Në ora: 10:36
Samadrexha kampione e Kosovës për pioniere

Samadrexha kampione e Kosovës për pioniereSamadrexha është kampione e Kosovës në hendboll për grupmoshën e pioniereve. Në finale të garave shtesë, Samadrexha e mposhti Shqiponjën e Gjakovës me rezultat 24:10. Pjesa e parë përfundoi me rezultat 14:3 në të mirë të vajzava nga Samadrexha e Vushtrrisë, që gjithnjë ka qenë trevë e hendbollit.
Garat shtesë për pioniere janë luajtur të shtunën e të dielen në Gjakovë. Te Samadrexha në ndeshjen përcaktuese për titull, më efikasja ishte G. Basholli me nëntë gola. Gjashtë gola i shënoi Ar. Maloku. Gjashtë lojtare të Samadrexhës shënuan në ndeshjen finale, të dielen. Te Shqiponja e Gjakovës shtatë gola i shënoi L. Ferizaj, ndërsa tri A. Nuzaj.
Në gjysmëfinale te pionieret, Samadrexha fitoi ndaj Prishtinës me rezultat 19:2, ndërsa Shqiponja e mposhti Jusuf Gërvallën me rezultat 15:13.
Në ndeshjen për vend të tretë u takuan Jusuf Gërvalla e Prishtina. Fitoi skuadra Jusuf Gërvalla me rezultat 22:7.
Ndeshjet çerekfinale janë luajtur të shtunën, ndërsa paraqitjen në garat shtesë e kanë siguruar tetë skuadrat më të mira pas fazës grupore të kampionatit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat