Fatmir Muhaxheri shpall listën e Kosovës U-20 - Bota Sot
Fatmir Muhaxheri shpall listën e Kosovës U-20

Hendboll

E enjte, 15 nëntor 2018

Fatmir Muhaxheri shpall listën e Kosovës U-20

Më: 19 qershor 2018 Në ora: 10:25
Pamje nga një ndeshje

Kryetrajneri i kombëtares U-20 të Kosovës në hendboll, Fatmir Muhaxheri të hënën ka bërë publike listën me emrat e lojtarëve që do të grumbullohen për sfidat e rëndësishme të kësaj vere. Kombëtarja U-20 në muajin korrik në Podgoricë të Malit të Zi paraqitet në “2018 Men’s European Championship 20”. Është në grup të fortë me përfaqësuese si Çekia, Austria, Holanda, Moldavia e Bullgaria. Ndeshjen e parë e luan ndaj Holandës më 20 korrik nga ora 15:00. M pas takohet me çekët, moldavët, austriakët e bullgarët (26 korrik). Në grupin B janë Sllovakia, Turqia, Mali i Zi, Letonia e Gjeorgjia.
Grupmosha U-20 vlerësohet se përbëhet prej lojtarëve të talentuar dhe pritjet janë të mëdha për paraqitje të denjë dhe të suksesshme në garën me rëndësi në Podgoricë. Përgatitjet do të nisin më 26 qershor dhe vazhdojnë deri më 3 korrik. Kjo është faza e parë e përgatitjeve kurse faza e dytë nis më 8 korrik dhe mbyllet më 19 korrik. Më pas kombëtarja udhëton për në Mal të Zi.
Kryetrajneri Muhaxheri në fazën e parë të përgatitjeve do të ndihmohet nga Benon Brahushi dhe Nexhdet Dobroshi, që është trajner i portierëve. Do të asistohet edhe nga Enver Tahiraj, trajneri kondicional.
Kombëtarja U-20 pret shumë prej lojtarëve të klubeve të vendit, që tashmë janë bërë të rëndësishëm për mjediset ku luajnë, por pritjet janë të mëdha edhe prej lojtarëve të klubeve të huaja. Pritet të formohet një ekip i kombinuar mirë që do të shfaq më të mirën në ndeshjet e forta në Mal të Zi.
Muhaxheri në përgatitje ka ftuar këta lojtarë: Art Luzha (Vëllaznimi), Labinot Gubetini (Vushtrria), Arbër Aliu (Zhegra), Besian Abazi (Llapi), Arben Dugolli (Kastrioti), Blendi Dalladaku (Nantes – Francë), Drenit Tahirukaj (Besa FamGas), Melos Shahini (Prishtina), Lulzim Shabani (Kastrioti), Etrit Hoxha (Kastrioti), Rinor Avdulli (Amicitia Zuerich – Zvicër), Behar Terziqi (Trepça), Adrian Halili (Ostsee – Gjermani), Festim Mustafa (Kastrioti), Flakrim Beqiraj (Besa FamGas), Jon Muqolli (Besa FamGas), Elion Vokshi (Besa FamGas), Albin Xhafolli (Gummersbach – Gjermani), Atdhe Basholli (Trepça), Agon Bajqinovci (Prishtina), Bardh Berisha (Skara – Suedi), Erind Mustafa (Vikings Liestal – Zvicër), Ylli Muqolli (Besa FamGas).

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test