Prishtina ka përforcuar radhët me portierin e Zhegrës, Armir Agushi. Jo vetëm me kaq, klubi i hendbollit Prishtina, nënkampioni i Kosovës, paralajmëron edhe përforcime të tjera që të jetë sa më e fortë për edicionin e ri.
“Nga sot pjesë e ekipit tonë është edhe portieri Armir Agushi. Mirë se vjen Armir, së bashku drejt sukseseve”, bëhet e ditur nga klubni.
Kryetari i klubit, Edi Kolgeci, paralajmëron edhe përforcime tjera, por nuk saktëson se për kë bëhet fjalë.