Një test i mirë për Fatmir Muhaxherin

Hendboll

Një test i mirë për Fatmir Muhaxherin

Nga: Kemajl Goca Më: 5 korrik 2018 Në ora: 18:31
Fatmir Muhaxheri

Debate

Muaj korrik është një muaj interesant për hendbollin sidomos për kombëtaren e Kosovës U-20. Djelmoshat tanë do të luajnë në kualifikimet për Kampionatin Evropian U-20 në konkurrencën e meshkujve, që do të jetë test i vështirë edhe për trajnerin Fatmir Muhaxheri.  Siç dihet Kosova U-20 bënë pjesë në grupin A dhe që vlerësohet si shumë i fortë. Kualifikimet e këtij grupit do të luhen në kryeqytetin malazez, Podgoricë. Kosova më 20 korrik përballet me Holandën, ndërsa më pas luan me Çekinë (22 korrik), Moldavinë (23 korrik), Austrinë (25 korrik), Bullgarinë më 26 korrik.  

Për trajnerin Muhaxheri është një test i mirë sepse do ta shoh forcën e kombëtares së tij. Ai ditë me parë ka deklaruar për gazetën kombëtare “Bota sot”, se synon njërën nga dy vendet e para dhe ka besim të madh të këta djelmosha që i ka përzgjedhur.   Muhaxheri tani nga data 8 korrik do të nisë sërish grumbullimin me djelmoshat dhe do të vazhdojë deri me 19 korrik,  ku do të shoh se ku mund të përmirësohen më shumë që të jenë sa më të gatshëm për Evropianin! Është një test i mirë për të dhe që mund të befasojë të gjithë për të mirë. Çdo rezultat i mirë, çdo fitore, çdo pikë e fituar në grup është dhe sinjal i mirë për hendbollin tonë apo një pasqyrë e mirë në rrafshin ndërkombëtar.

E para, ka kohë që i kushtohet rëndësi e veçantë grupmoshave të reja sepse Federata e Hendbollit e Kosovës, të vetmen mundësi apo shpresë e sheh të ky brez, që në një periudhë të ardhshme të jenë një  forcë për të bartur fanellën e  kombëtares A. Muhaxheri zotohet se me lojtarët që ka do të japin më shumë se maksimumin dhe për të arritur më të mirën. E para, testi me 20 korrik kundër Holandës është më rëndësi dhe në rast të fitores, do të jetë një motiv shtesë. Për të pesë kundërshtarët që ka në grup nuk mundë të parashikojë secila mund të jetë më e lehtë ose më e vështirë sepse sporti si gjithmonë sjellë edhe befasi. Megjithatë, Kosova me këtë gjeneratë që ka do të shkojë për të treguar cilësitë dhe për të mbledhur sa më shumë pikë, me shpresë që të sigurojnë një vend për më tutje.

Pas ndeshjes me Holandën, sfidohen nga Çekia, Moldavia, Austria dhe Bullgaria U-20. Muhaxheri pak a shumë ka njohuri për secilën nga këto kombëtare, ku është rreziku më i madh dhe se si do t’i kundërvihet. Ai me bashkëpunëtorë ka punuar jashtëzakonisht shumë në këtë drejtim për faktin se nuk do të lejojë që në asnjë ndeshje që të zihen në pozicionin mat, por ka kërkuar sa më shumë të dhëna për kundërshtarët, që t’i kundërvihet në mënyrën më të mirë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat