Kështu ushtron Beba me klubin gjerman, në Kosovë ende në gjumë

Hendboll

Kështu ushtron Beba me klubin gjerman, në Kosovë ende në gjumë

Nga: Kemajl Goca Më: 8 korrik 2018 Në ora: 18:00
Kështu ushtron Beba me klubin gjerman, në Kosovë ende në gjumë

Jemi me datën 8 korrik dhe në Gjermani disa klube të hendbollit po stërviten me intensitet të shtuar, kurse në Kosovë janë në gjumë të thellë dhe një Zot e di se kur do të nisin ato.

Image

Ju paraqesim disa foto të siguruar nga klubi i Bundesliga III (gjermane), Wurm-Mitte, se si stërvitet me intensitet të shtuar dhe në mjedisin e këtij kolektivit është edhe shqiptarja nga Gostivari, Bellma Beba. Wurm ka synime të mëdha edhe në Bundesliga III dhe të jenë në pjesën e lartë të tabelës. 

Image

Wurm-Mitte është anëtare e re e kësaj lige dhe ka ekip kompakte. Bellma Beba me Wurm-Mitte kanë ambicie të mëdha për edicionin e ri.

Image

Ato janë në valën e përgatitjeve për edicionin e ri.  Wurm-Mitte është prej klubeve më të organizuar dhe më së miri e dëshmon  edhe me nisjen e hershme të përgatitjeve.

Stërviten katër herë në ditë, paradite në vrapime, pastaj me biçikleta, në fitnes dhe në përgjithësi në aspektin fizik. Çdo stërvitje zgjat 30-40 minuta.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat