Hendbolli dhe kultura sportive

Hendboll

Hendbolli dhe kultura sportive

Nga: Dervish Berisha Më: 9 korrik 2018 Në ora: 18:33
Dervish Berisha

Debate

Isha prezent në shumë ndeshje si të meshkujve po ashtu edhe te femrave dhe në shumicën e rasteve kam dëgjuar sharje të pandërgjegjshme, që jo vetëm që nuk është kulturë sportive por është marre kur të rinjtë i dëgjojnë duke sharë referin, edhe lojtari si me qenë njerëzi të një kontinenti tjetër dhe çfarë do të mësoj lojtari i cili dëgjon ato fyerje nga trajneri apo kryesia kundër referëve e njerëzve zyrtar të federatës. Vëllazni jemi në shekullin e 21 ato gjëra duhet ndëshkuar me dënime mos udhëheqje të ekipit dhe po ashtu për sharje e agresivitet ti drejtohen edhe organeve përkatëse, pra policisë dhe gjykatës sepse ato janë gjeste që çon në shkatërrimin e sportit dhe shkatërrimin e të rinjve e të rejave, ku kam pas raste t’i dëgjojë njerëzit që udhëheqësit t’i shajnë edhe lojtarët e vetë dhe të kundërshtarit që janë të papranueshme.

Andaj Federata e Hendbollit duhet formuar një komision disiplinor për këto gjeste të nivelit të ulët, prandaj, o vllazni ai që shanë dikë e shanë vehten dhe e tregon kulturën dhe edukatën njerëzore dhe ata që shajnë nëse dikush i shan ata, apo ju shajnë djalin apo vajzën si ndihen? Andaj, vllazni filloni nga vehtja se nuk gaboni sepse çka nuk e duron vet mos ia bënë askujt se ka mënyra të kulturuara për ankesa, që do t’i shqyrtoj komisioni disiplinor e jo me sjellje vullgare, por te sillemi si njerëz të kulturës europiane. Kështu që, me mirëkuptim ti zgjidhim problemet nëse dojmë rezultate dhe bashkim për ngritje të kualitetit dhe vaj halli për neve qysh po shkojnë gjërat.

Lutem këtë vit, që janë shumë ekipe të nivelit të lartë dhe të kemi një Superligë të fortë ashtu qysh ka pas e ka mund të ketë Kosova. Prandaj, suksese te gjitha ekipeve pa dallim. Klubet duhet të organizohen më mirë, të gjejnë sponsorë të mëdhenj, të përforcohen me lojtarë cilësor dhe të rrisim nivelin.

Mbi të gjitha, secili klub duhet ta ketë një rregullore edhe për disiplinë që sanksionohen të padisiplinuarit, ata që përdorin fjalë banale apo shajnë si në disa klube, të merren masa ndëshkuese, të suspendohen ose të përjashtohen.

Sepse hendbolli është nga sportet që ka traditë, ka disiplinë e kulturë dhe nuk guxojmë të lejojmë që të biem në pozitën e një sporti të pa kulturë ose të tjerët të qeshim me ne.  Kështu që, është koha që të ecim para, të investojmë, të punojmë, të bëjmë përzgjedhjen e më të mirëve dhe të kthejnë nivelin që kishim në vitet e 80-ta. Mos harroni se hendbolli prej sporteve më të forta dhe që ka garuar në ligën ndër më të forta në botë, në ish Jugosllavinë e atëhershme. Me pak investime e njerëz profesionist do të kthehem në nivelin e duhur.        

Autori është ish hendbollist i gjeneratës së artë

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat