Rival i zorshëm për Shqiponjën në Europë

Hendboll

Rival i zorshëm për Shqiponjën në Europë

Nga: Kemajl Goca Më: 17 korrik 2018 Në ora: 11:20
Rival i zorshëm për Shqiponjën në Europë

Kampioni i Kosovës, Shqiponja nga Gjakova, e pafat në shortin në garat evropiane n[ë hendboll (femrat). Skuadra gjakovare do të ballafaqohet me kampionen e Zvicrës, Spono Eagles, në rrethin e parë të kualifikimeve.

Një kundërshtare e njohur, pasi që në edicionin 2016-17 e kishte shkatërruar Prishtinën me rezultat 30:16 në sfidën e parë dhe në të dytën me 41:14. Megjtihatë gjakovaret do të përgatiten për këtë sfidë të madhe dhe me shpresë se do të bëjnë mrekulli.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat