Sikur të ishin vëllezër, dikur dhanë shumë për sportin e Kosovës

Hendboll

Sikur të ishin vëllezër, dikur dhanë shumë për sportin e Kosovës

Nga: Kemajl Goca Më: 26 gusht 2018 Në ora: 12:57
Sikur të ishin vëllezër, dikur dhanë shumë për sportin e Kosovës

Vitet e kohës së okupimit, vitet e 90-ta, ishin vitet më trishtuese për popullin shqiptar të Kosovës. Vitet kur regjimi kriminal serb me tërë makinerinë u vërsulë kundër shqiptarëve, duke i dëbuar nga puna, nga objektet e stadiumet sportive, duke i ndjekur të rinjtë që t’i dërgojë me dhunë në shërbimin ushtarak,  duke i depërtuar shqiptarët nga vendlindja, duke arrestuar, burgosur dhe vrarë shqiptarët, mos kursyer as fëmijë e pleq e plaka.

Dhe  klubet shqiptare u organizuan si mundën dhe zhvilluan aktivitete në fusha të improvizuara ashtu si munden. Ndër protagonistët që dhanë shumë për sportin janë edhe Skënder Selmani, atëkohë sponsor dhe kryetar i Këshillit të Garave të Federatë së Futbollit të Kosovës në vitin 1991-94 dhe Izet Gjinovci, alfa dhe omega si sponsor jo vetëm i hendbolli.

Skenda e Izeti sikur të ishin vëllezër, sepse paksa ngjanë për nga trupi dhe fytyra, dhanë shumë për sportin në kohën e okupimit. “Me mikun tim Izet Gjinovcin gjate ditëve të pavarësimit të sportit të Republikës së Kosovës viteve 90”, shkruan Selmani në profilin e tij në facebook.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat