Kush janë këta burra në vitin 1995, që okupatori serb i përndiqte?

Hendboll

Kush janë këta burra në vitin 1995, që okupatori serb i përndiqte?

Nga: K. G. Më: 9 shtator 2018 Në ora: 13:07
Nga e majta në këmbë: Musa Alaj, Gjergj Gjini, Hasan Shala, Beqir Buçinca, Sheqer Shllaku, Fahredin Hashani, Fadil Sopi, Qemajl Dylatahu, Xhelal Vitaku, ??, Tahir Sojeva, Shemsedin Horosani, Mehdi Jashari. Ulur: Shaban Kastrati, Dërgut Abdullahu, ??, Skënder Haziri, Sefedin Reçica, Ibrahim Zhilivoda, Selim Morina, Jonuz Bytyqi, Orhan Vranica, Rifat Shabani dhe Mustafa Ismajli (Tmava).

Historia nuk harrohet! Vitet e sakrificës dhe të historisë së dhimbshme mbi të gjitha të lavdishme të sportistëve të Kosovës, ku për asnjë çast nuk iu frikësuan regjimit kriminal serbian, që ushtronte terror mbi popullatën shqiptare të Republikës së Kosovës përkatësisht në vitet e 90-ta.

Ne vitin 1995 ne muajin qershor para ndeshjeve te garave shtesë të Kampionatit të Kosovës në hendboll, në Gërmi afër Prishtinës. u zhvillua ndeshja mes veteranëve nga të gjitha klubet e Kosovës. Ishin emra të mëdhenj të cilët me dekadat dhanë kontributin e tyre në hendbollin e Kosovës. Fatkeqësisht disa prej tyre më nuk janë në mesin tone, prandaj kjo foto na rikujton dhe rifreskon kujtesën për ta.

Nga e majta në këmbë: Musa Alaj, Gjergj Gjini, Hasan Shala, Beqir Buçinca, Sheqer Shllaku, Fahredin Hashani, Fadil Sopi, Qemajl Dylatahu, Xhelal Vitaku, Tahir Sojeva, Shemsedin Horosani, Mehdi Jashari. Ulur: Shaban Kastrati, Dërgut Abdullahu,  Skënder Haziri, Sefedin Reçica, Ibrahim Zhilivoda, Selim Morina, Shani Brahushi, Fahredin Dylhasi, Namik Rexha, Jonuz Bytyqi, Orhan Vranica, Rifat Shabani dhe Mustafa Ismajli (Tmava). Këta burra dhanë shumë dhe asnjëherë nuk u gjunjëzuan para barbarëve serb.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat