Ish lojtarët i japin lamtumirën e fundit prof. Jashari

Hendboll

Ish lojtarët i japin lamtumirën e fundit prof. Jashari

Nga: K. Goca Më: 12 shtator 2018 Në ora: 19:26
Ish lojtarët i japin lamtumirën e fundit prof. Jashari

Me nderime të larta u varros prof. Mehdi Jashari në varrezat e qytetit në Prishtinë. Ish hendbollisti dhe trajneri i mirënjohur, Jashari, mbrëmë ndërroi jetë, ndërsa sot u varros në praninë e shumë sportistëve dhe qytetarëve, ku ishte i pranishëm edhe kryetari i Komunës Prishtinës Shpend Ahmeti.  

Lamtumirën e fundit ia thanë edhe ish lojtarët Shefqet Hasani, Tomorr Zhavelli, Ali Obërtinca, Sebahate Neziri, Mihrije Basholli dhe Emine Hashani – Llalloshi. Pranë varrit të tij vunë kurora edhe Federata e Hendbollit e Kosovës dhe Fakulteti për edukim i kulturës fizike.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat