Kampionati në hendboll nis me derbi

Hendboll

Kampionati në hendboll nis me derbi

Më: 14 shtator 2018 Në ora: 18:39
Kampionati në hendboll nis me derbi

Me derbin mes Prishtinës e Dritës nis kampionati i ri i Kosovës në hendboll për meshkuj. Pritjet janë për një kampionat cilësor e mbi të gjitha me rivalitet të madh në garën për titull. Organizimi i një pjese të mirë të klubeve gjatë verës bënë që fillimi i edicionit 2018\19 të pritet me optimizëm të theksuar. Në garë për kreun e tabelës pos kampionit aktual Besa Famgas pritet të përfshihen edhe klube tjera si Kastrioti, Prishtina, Drita e ndonjë tjetër. Ka pasur mjaft lëvizje të lojtarëve në afatin kalimtar të verës dhek jo mund të bëjë të paparashikueshme garën për titull.

Ndeshja mes Prishtinës e Dritës luhet të shtunën (nesër) prej orës 17:30. Të dy skuadrat i kanë nisur me kohë përgatitjet dhe kanë bërë ndryshime të mëdha në përbërje. Se në çfarë gjendje janë këto dy skuadra do të dëshmojë derbi i javës së parë.

Gjysmë ore më vonë (18:00) nis takimi mes Trepçës dhe kampionit aktual, Besa Famgas. Besa është favorite e madhe pasi ka mbajtur fondin e lojtarëve vendorë dhe poashtu ka dy muaj që ka nisur përgatitjet. Fundjavën e kaluar Besa shënoi dy fitore në kuadër të Kupës së EHF-së ndaj ekipit gjeorgjian Batumi. Trepça këtë edicion e nis kryesisht me fond të lojtarëve të rinjë dhe pa pretendime shumë të mëdha.

Të shtunën luhet edhe takimi mes Drenicës dhe Vushtrrisë, që nis në ora 19:00. Drenica kthehet në elitë me shpresë për të mbetur gjatë në të dhe poashtu të ketë plasman të mirë. Edhe Vushtrria i ka pretendimet e saj.

Dy ndeshje të javës së parë luhen të dielen. Nga ora 18:00 takohen Samadrexha e Kastrioti. Ferizajasit kanë bërë përforcime të shumta për këtë edicion dhe llogariten favoritë. Në ora 18:00 nis edhe takimi mes Vëllaznimit e Zhegrës.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat