Beba e nisi me 9 gola dhe me barazim në Bundesliga III

Hendboll

Beba e nisi me 9 gola dhe me barazim në Bundesliga III

Nga: Kemajl Goca Më: 16 shtator 2018 Në ora: 13:11
HC Wurm Mitte

Hendbollistja shqiptare, Bellma Beba, është më e merituara që skuadra e saj, Wurm Mitte, e nisi me barazim në Bundesliga III në hendboll. Wurm Mitte barazoi me rezultat 23:23 me ekipin TSV Haunstetten. Beba shënoi nëntë gola dhe është e gëzuar për pikën e madhe për faktin se u ballafaquan me TSV Haunstetten, e cila ka nga rënë nga Bundesliga II dhe ka ekip shumë të fortë. “Ishte një lojë e shkëlqyeshme.

Image

Kemi luajtur një mbrojtje fenomenale, edhe pse Haunstetten ka pasur një mbrojtje jo të zakonshme: 3-2-1 e në momente 3-3. Por përsëri arritëm të depërtojmë edhe me këtë mbrojtje. Të gjitha lojtaret kanë qenë në nivel të njëjtë dhe të gjitha të mira te rivalet. Kemi luajtur një hendboll të shpejt.

Image

Shtypi gjerman për Bellma Bebën

Veten e ndjej në formën më të mirë deri me tani. Unë gjithmonë jam optimiste dhe do të luftojmë për kreun e tabelës”, tha Beba, që luan në pozitën e qendrës.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat