Ja çka shkruan gazeta e njohur gjermane për shqiptaren

Hendboll

Ja çka shkruan gazeta e njohur gjermane për shqiptaren

Nga: Kemajl Goca Më: 18 shtator 2018 Në ora: 17:39
Bellma Beba me të zeza, Foto: Claus Schunk

Nga Gostivari në Kastriotin e Ferizajt, në KHF Prishtina, pastaj në Wurm-Mitte të Gjermanisë. Është fjala për hendbollisten shqiptare, Bellma Beba, të cilës i kushtoi rëndësi edhe gazeta e njohur gjermane “Sueddeutsche Zeitung”. “Bellma Beba ka luajtur një vit më parë në Kupat Evropiane, tani ajo është lojtare qendrore në HSG Wurm, e cila me nëntë gola e ndihmoi skuadrën për pikën e parë në divizionin e tretë.

Image

Gazeta gjermane

Würm-Mitte është promovuar në Ligën e tretë dhe ka befasuar me një barazim në hapje të kampionatit. Wurm barazoi me rezultat 23:23 me TSV Haun-Stetten”, shkruan mes të tjera gazeta gjermane. “29-vjeçarja, vitin e kaluar ishte në Kosovë, si një lojtare profesioniste, tani po dëshmon forcën në Wurm”, shkruan për Bebën shtypi gjerman.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat