Finalja që nuk përfundoi në Gjilan në vitin 1992, a e dini pse?

Hendboll

Finalja që nuk përfundoi në Gjilan në vitin 1992, a e dini pse?

Nga: K.G. Më: 19 shtator 2018 Në ora: 14:17
Nga e majta në këmbë: Ukë Uka (gjyqtarë dhe anëtar i Komisionit te garave, tani i ndjerë), Skënder Rogova (sekretar i Komisionit te garave, tani i ndjerë), Musa Alaj (sekretar i përgjithshëm i FHK-së, gjyqtarë dhe anëtar i Komisionit te garave), Mehmet Koro (gjyqtar) Hysein Salihu (gjyqtarë), Fahri Buçinca (anëtar i Komisionit te garave dhe anëtar i Kryesisë së FHK-së)?.

Para 25 viteve ka qenë një histori tjetër dhje mjaft interesante. Klubet tona zhvillonin ndeshjet kampionale në fusha të improvizuara, pra jashtë objekteve sportive dhe stadiumeve, për faktin se okupatori serb i përzuri nga objektet që u ndërtuan me djersën e popullit shqiptar. Në muajin qershor të vitit 1992 në fushën e Shkollës Fillore 'Selami Hallaqi" në Gjilan u zhvillua ndeshja finale e Kampionatit të parë të mëvetësimit të hendbollit të Kosovës. Atëbotë në finale u ballafaquan Kastrioti (ish Borci i famshëm) nga Ferizaj dhe Trepça nga Mitrovica, dy skuadrat më të suksesshme të vendit tonë për atë kohë. Fatkeqësisht ndeshja nuk pati përfundim sepse lojtari i KH Trepça Nallbani e sulmoi dyshen e gjyqtarëve Ukë Uka (tani i ndjerë) dhe Musa Alaj, Kastrioti u shpall kampion i edicionit të parë 1991/92 dhe dy javë pas fitoi edhe Kupën e Republikës së Kosovës që u zhvillua në Kaçanik.

Duke ju falënderuar një punëtori sportiv por edhe një profesionisti të zejes së fotografit falënderojnë Afrim Kqikun e 'Foto Fari" legjendar për një fotografi me disa nga protagonistët e ndeshjes finale.

Nga e majta në këmbë: Ukë Uka (gjyqtarë dhe anëtar i Komisionit te garave, tani i ndjerë), Skënder Rogova (sekretar i Komisionit te garave, tani i ndjerë), Musa Alaj (sekretar i përgjithshëm i FHK-së, gjyqtarë dhe anëtar i Komisionit te garave), Mehmet Koro (gjyqtar) Hysein Salihu (gjyqtarë), Fahri Buçinca (anëtar i Komisionit te garave dhe anëtar i Kryesisë së FHK-së)?.

Ulur: Nazim Biqku (trajner nga Gjilani), ?, Ilir Berisha (trajner nga Prizreni tani më i ndjerë) dhe kryetari i KH Drita Gani Gashi (i ndjerë).

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat