Fitore bindëse për Istogun e Vushtrrinë

Hendboll

Fitore bindëse për Istogun e Vushtrrinë

Më: 24 shtator 2018 Në ora: 10:32
Pamje nga një ndeshje

Janë luajtur dy takime të javës së parë të kampionatit të Kosovës për hendbolliste. Pasi të shtunën fitore të thella shënuan Shqiponja e Kastrioti, të dielen të njëjtën gjë e bënë edhe Istogu dhe Vushtrria.

Istogu e Vushtrria pritet të luftojnë për titull e Kupë dhe kampionatin e kanë nisur mbarë. Istogu është takuar me skuadrën e re të Superligës, “Jusuf Gërvalla” dhe ka fituar me rezultat 48:27. Istogu ishte vendas, por ndeshja u luajt në Junik. Pas pjesës së parë rezultati ishte 17:14, por në të dytën u bë dallimi. A. Rugova me 11 gola, P. Ferataj me 10 dhe E. Kameri me nëntë ishin më efikaset te Istogu. K. Shala u dallua te “Jusuf Gërvalla” me dhjetë gola.

Edhe më thellë ka fituar Vushtrria ndaj Vjosës në takimin e luajtur në Ferizaj. 40:9 ishte rezultati në të mirë të vushtrriaseve. Pas pjesës së parë Vushtrria kishte epërsi prej 20:3. B. Hoxha shënoi pesë gola për Vjosën, derisa te Vushtrria u dalluan A. Kelmendi me 12 gola dhe B. Rama me 10.

Të enjten luhet ndeshja e fundit e javës së parë mes Vëllaznimit e Prishtinës.

Vjosa – Vushtrria 9:40 (3:20)

Vjosa: Mehmeti, Shabani, Hasani 2, B. Mehmeti, Imeri, Hoxha 5, Salihi, Imeri 2, Hasani, Rama

Vushtrria: N. Kelmendi, Gubetini, Avdiu 2, Rama 10, Zymberi 1, Preniqi 2, Mehmeti 5, Kelmendi 12, Rrahmani 2, Selaci 1, Kasumi 2, Tahiri 3

Istogu – Jusuf Gërvalla 40:27 (17:14)

Istogu: Shehdadi, Kameri 9, Ujkaj 5, Ferataj 10, Halitaj 2, Rugova 11, Venetski 5, Shatri 2, V. Rexhaj, F. Rexhaj 3, Ahmetxhekaj, Avdylaj, Zogaj 1

Jusuf Gërvalla: Imeraj 1, Shala 10, Haxhosaj, Qufaj, Berisha 3, Gecaj 6, Çekaj 3, Tolaj 1, Gashi 3.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat