S'ka befasi në kryeqytet

Hendboll

S'ka befasi në kryeqytet

Më: 8 tetor 2018 Në ora: 10:25
Pamje nga një ndeshje

Hendbollistët e Prishtinës nuk kanë lejuar befasi dhe kanë fituar bindshëm ndeshjen me Drenicën. Prishtina fitoi ndaj Drenicës me rezultat 30:20. Ndeshja i takoi javës së katërt të Superligës së Kosovës. Për Prishtinën ishte fitorja e tretë, ndërsa me gjashtë pikë mbanë vendin e tretë. Drenica pësoi humbjen e tretë dhe është e shtata me dy pikë.

Prishtinasit e fituan pjesën e parë me rezultat 14:9. A. Gjuka e O. Beshiri realizuan nga gjashtë gola për Prishtinën. Te Drenica pesë lojtarë shënuan nga tri gola.

Prishtina – Drenica 30:20 (14:9)

Prishtina: Hoxha 1, Ademi, Abazi 1, Visoka 1, Murtezi, Fetahu, Bajqinovci 4, Krasniqi 4, Kastrati 4, Gjuka 6, Gashi, Beshiri 6, Basholli 2, Agushi, Beqiraj

Drenica: Lladrovci, Ademi 2, Karaqa 1, Binaku, Hasani, Klinaku 3, Haxhiaj 2, Mehmeti 3, Zekaj 3, Qorri 3, Thaqi 3, Muqolli.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat