Fitore historike e Kastriotit - Bota Sot
Fitore historike e Kastriotit

Hendboll

E shtunë, 17 nëntor 2018

Fitore historike e Kastriotit

Më: 14 tetor 2018 Në ora: 12:29
Lojtarët e Kastriotit

Kastrioti i Ferizajt ka arritur një sukses historik. Pas pritjes së gjatë Kastrioti e ka shënuar fitoren e parë në Kupa Evropiane. Në kuadër të rrethit të dytë të Kupës Sfiduese (Challenge Cup), Kastrioti fitoi ndeshjen me Tallinin e Estonisë me rezultat 25:22. Ishte një ndeshje shumë e fortë që u luajt në një atmosferë impozante para afro 1000 shikuesve në palestrën “Bill Clinton” në Ferizaj. Kastrioti kishte përkrahje të madhe nga tifozët “Ujqit” dhe në fund arriti fitoren shumë të dëshiruar.

Kastrioti kishte humbur 16 ndeshjet e kaluara evropiane, ndërsa në Kupa Evropiane paraqitet që nga viti 2005. Për këtë edicion klubi ferizajas ka bërë një riorganizim dhe shpërblimi ka nisur të vije, sidomos me fitoren ndaj Tallinnit.

Në ndeshjen e të shtunës Tallinni ishte vendas, ndërsa ndeshja e kthimit luhet menjëherë të dielen (sot). Edhe ndeshja e dytë luhet nga ora 19:00 në Ferizaj. Dy klubet janë dakorduar që dy takimet të luhen në Ferizaj.

Ndeshja e të shtunës ishte shumë e fortë. Sidomos në mbrojtje të dy skuadrat u treguan të pakompromis. Portieri i Kastriotit, Kiril Kolev priti shumë gjuajtje të ekipit kundërshtar, ndërsa ai pati ndihmë nga të gjithë lojtarët.

Pjesën e parë të ndeshjes e fitoi Tallinni me dy gola dallim, 11:9. Por në të dytën djelmoshat e Verim Zherkës u kthyen fuqishëm dhe arritën të fitorja me tri gola dallim, që në një mënyrë hap rrugën drejt rrethit të tretë. Por fitorja e së shtunës duhet të mbrohet në ndeshjen e dytë.

Lojtari më efikas te Kastrioti ishte reprezentuesi Deniz Terziqi që shënoi plot 11 gola. Arben Dugolli e Lulzim Shabani shënuan nga katër herë. Rauno Aus shënoi pesë gola për Tallinnin, ndërsa katër herë realizoi Markus Viitkar.

Tallinn – Kastrioti 22:25 (11:9)

Kastrioti: Kolev, K. Syla, B. Syla 3, Salihu, A. Dugolli 4, Prekazi, Terziqi 11, Shabani 4, Haxhimusa, Ramadani 2, D. Dugolli, Rudari, Mustafa, Esati, Rajatoski 1.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test