Prishtina e humb ndeshjen e parë evropiane - Bota Sot
Prishtina e humb ndeshjen e parë evropiane

Hendboll

E mërkurë, 14 nëntor 2018

Prishtina e humb ndeshjen e parë evropiane

Më: 14 tetor 2018 Në ora: 12:29
Pamje nga ndeshja

Prishtina e ka humbur ndeshjen e parë të rrethit të dytë të Kupës Sfiduese (Challenge Cup) në hendboll. Në Pallatin e Rinisë dhe Sportit në Prishtinë, skuadra prishtinase pësoi nga skuadra ukrainase ZNTU-ZAB Zaporozhye me rezultat 32:19. Skuadra ukrainase ishte vazhdimisht në epërsi dhe kështu bëri hap të madh drejt kalimit tutje. Në marrëveshje të dy klubeve, të dy ndeshjet luhen në Prishtinë. Të shtunën në ndeshjen e parë në cilësinë e skuadrës vendase luajti ZNTU-ZAB Zaporozhye. Ndeshja e dytë, përkatësisht e kthimit, luhet menjëherë të dielen (sot) nga ora 14:00.

Pas pjesës së parë rezultati ishte 17:10 në të mirë të ukrainasve.  Lojtarët e rinjë të Zaporozhyes me lojë të shpejtë kanë arritur te fitorja. Edhe Prishtina pati momentet e saj pozitive, ndërsa ndeshje me skuadra të forta si Zaporozhye do t’iu shërbejnë shumë lojtarëve të rinjë të Prishtinës. Prishtina është kthyer në gara evropiane pas tri vitesh. Ndeshja u luajt para rreth 900 shikuesve, ndërsa Prishtina pati përkrahje të vazhdueshme nga tifozët e saj, Plisat.

Te Prishtina lojtarët më efikas ishin Labinot Gubetini që shënoi në të gjitha katër tentimet dhe Oltin Beshiri që poashtu realizoi katër herë. Nga tri gola i realizuan Kreshnik Krasniqi e Agon Bajqinovci.

Te Zaporozhye më efikasët ishin Eduard Kravchenko e Ievgen Zhuk me nga tetë gola.

ZNTU-ZAB Zaporozhye – Prishtina 32:19 (17:10)

Prishtina: Ademi, Krasniqi 3, Basholli, Abazi, Bajqinovci 3, Fetahu 1, Beqiraj, Visoka 2, Hoxha 1, Agushi, Murtezi, Beshiri 4, Gjuka 1, Kastrati, Gubetini 4, Gashi.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test