Prishtina nuk i rezistoi ukrainasve

Hendboll

Prishtina nuk i rezistoi ukrainasve

Nga: K. G. Më: 14 tetor 2018 Në ora: 16:41
Pamje nga ndeshja

Prishtina eliminohet nga garat evropiane. Bardhekaltrit nuk i rezistuan skuadrës ukrainase ZNTU-ZAB Zaporozhye as në takimin e kthimit. Prishtina pësoi humbje me 36:25 (17:13) në ndeshjen e dytë, ndërsa të shtunën ishte mundur me 32:19 dhe me rezultat të përgjithshëm 68:44 janë eliminuar nga rrethi i dytë i Challeng Cup në hendboll (meshkujt).

Në pjesën e parë prishtinasit e sfiduan rivalin, kur rezultati ishte 17:13 për Zaporozhyen, por në të dytën periudhë skuadra ukrainase thelloi fitoren në 11 gola (36:25).  Oltion Beshiri me 7 gola dhe Lindrit Fetahu me 6, janë më efikasit te bardhekaltrit dhe te mysafirët Levgen Zhuk me 11 gola.  

Prishtina- ZNTU-ZAB Zaporozhye 25:36

Qendra e Rinisë dhe e Sportit, Prishtinë.

Shikues: 200.

Gjyqtarë: William Weijmans, Rick Wolbertus (Holanda).

Shtatëshet: Pr. 4(3), Za. 5 (5).

Përjashtimet: Pr. 4 min. - Za. 8 min.

Prishtina: Agushi, Beshiri 7, Fetahu 6, Abazi 3, Bajqinovci 3, Gubetini 2, Visoka 2, Basholli 1, Gashi 1, Ademi, Beqiraj, Gjuka, Hoxha, Kastrati, Krasniqi dhe Murtezi.

ZNTU-ZAB Zaporozhye: Paramonov, Zhuk 11, Kravchenko 5, Minotskyi 4, Lykhina 3, Naghavialhosseini 3, Parovinchak 3, Doroshchuk 2, Lysobei 2, Turchenko 2, Petrashchak 1, Bilyi, Borodai, Dranyi dhe Ruban.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat