Istogu e ka fituar thellë derbin e javës - Bota Sot
Istogu e ka fituar thellë derbin e javës

Hendboll

E martë, 13 nëntor 2018

Istogu e ka fituar thellë derbin e javës

Më: 15 tetor 2018 Në ora: 10:34
Istogu e ka fituar thellë derbin e javës

Istogu e ka fituar thellë derbin e javës së katërt të Superligës së Kosovës për hendbolliste. Në Pallatin e Rinisë në Prishtinë, Istogu fitoi ndaj Prishtinës me rezultat 41:22. Pas pjesës së parë istogaset kishin dhjetë gola epërsi, 20:10. Ndeshja u luajt para qindra shikuesve në një atmosferë të bukur sportive.

Për Istogun ishte fitorja e tretë ndërsa për Prishtinën humbja e parë. Tani të dy skuadrat i kanë nga gjashtë pikë. Istogu është i treti derisa Prishtina është e katërta. A. Rugova dhe P. Ferataj shënuan nga dhjetë gola për Istogun. Te Prishtina më efikasja ishte M. Sefedini me katër gola.

Tashmë skuadrat e vetme pa humbje janë Shqiponja e Vushtrria që prijnë në tabelë me nga tetë pikë. Shqiponja, Vushtria, Istogu e ndoshta edhe Prishtina e Kastrioti, pritet të luftojnë për trofe këtë edicion. Vushtrria të dielen fitoi me rezultat 43:16 ndaj skuadrës Jusuf Gërvalla, ndërsa Shqiponja të shtunën e mposhti Samadrexhën me rezultat 45:22.

Prishtina – Istogu 22:41 (10:20)

Prishtina: Sefedini 4, Sopjani, Krasniqi, Prelvukaj 1, Mekolli 1, Zeqiri, Berisha 3, Uka, Matarova 3, Llapashtica, L. Berisha, Hashani 2, Stagova 3

Istogu: Shehdadi, Avdylaj, Kameri 6, Venetski 5, F. Rexhaj 2, Halitaj, V. Rexhaj, Ferataj 10, Krasniqi, Ujkiq 1, Rugova 10

Vëllaznimi – Vjosa 26:23 (11:12)

Vëllaznimi: Mullakadrija, Zhubi 3, Bordoniqi, Bytyqi, Daija 2, Hana, Haxhija, Kastrati 3, Radoniqi 17, Grezda 1

Vjosa: Mehmeti, Hasani, Rama, Imeri 3, B. Hasani 6, Imeri 1, Hoxha 8, Shabani 2, Mehmeti 3, Salihu

Vushtrria – Jusuf Gërvalla 43:16 (22:3)

Vushtrria: N. Kelmendi, Gubetini, Avdiu 5, Rama 8, Zymberi 2, Preniqi 2, Mehmeti 3, A. Kelmendi 14, Rrahmani 2, Selaci 1, Kasumi 3, Tahiri 3

Jusuf Gërvalla: Hagjosaj, Shala 5, Çekaj 2, Shala, Berisha 2, Qufaj 4, Tolaj, Imeraj, Gecaj 3.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test