Hendbollistja e talentuar Edona Radoniqi rikthehet me sukses pas lëndimit dhe ka shënuar 17 gola për Vëllaznimin e Gjakovës, për fitoren me rezultat 26:23 kundër Vjosës nga Shtimja, në ndeshjen e javës së katërt të Superligës së Kosovës. “Vajzat e udhëhequra nga trajneri Hamëz Gjuka kanë arritur të shënojnë fitore, ku u dallua Edona Radoniqi me 17 gola e ndihmuar nga Ema Daija me 5 dhe Getonisa Kastrati dhe Vera Zhubi me nga 2. Po ashtu portierja Selvije Mullakadrija me pritjet e saja motivoi shoqet e saja dhe krijoi aksione te shpejta. Edhe vashat tjera treguan angazhim dhe përkushtim edhe pse te reja ne moshë por me përspektivë”, thuhet nga KHF Vëllaznimi.